Horoskopi nga Paolo Fox, kush është shenja më me fat e javës 23-29 gusht?

Dashi
Të lindurit në shenjën e Dashit nuk do të kenë shumë fat në dashuri gjatë këtyre ditëve. Venusi dhe Plutoni në prapavijë do të ndikojnë negativisht në marrëdhënien tuaj, duke u bërë shkas për një sërë mosmarrëveshjesh. Për fat, Hëna e kthyer në pozicion të favorshëm do t’ju ndihmojë që t’i hidhni ujë zjarrit dhe t’i shuani grindjet. Këtë javë do të pozicionoheni në vend të 10-të.

Demi
Nuk pritet që të keni shumë fat në sferën profesionale. Zvarritjet burokratike do t’ju bëhen pengesë në punë dhe planetët nuk do t’i keni në anën tuaj. Ndaloni dhe reflektoni për një moment në lidhje me veprimet që do të ndërmerrni, në mënyrë që të mos krijoni bllokime të mëtejshme. Bëni durim edhe nëse gjërat nuk po shkojnë sipas parashikimeve tuaja. Demi do të renditet në vend të 11-të.

Binjakët
Pavendosmëria do t’ju bëhet pengesë më së shumti në aspektin profesional. Punët duket se po ju shkojnë mirë, por jeni ju vetë që keni paqartësi dhe nuk dini ku të përqendroheni më parë. Në fillim bëni një zgjedhje, pastaj ndërroni mendje… Kështu rrezikoni të ngatërroni klientelën dhe për rrjedhojë të humbni para më kot. Binjakëve i takon vendi i fundit.

Gaforrja
Venusi i kthyer nga Peshorja dhe Dielli nga Virgjëresha nuk do të ndikojnë për mirë në shenjën e Gaforres. Kështu do të theksohen më tepër disa probleme në lidhje me çështjet sentimentale që keni ju vetë. Kujdes nga dashuritë e pamundura me persona të angazhuar në marrëdhënie të tjera apo nga lidhjet në distancë. Të gjitha këto mund të rezultojnë të pafrytshme për ju. Gaforrja do të jetë në vend të shtatë.

Luani
Binomi Jupiter-Saturn ka ndikuar për keq në çift. Nëse të lindurit e dhjetëditëshit të tretë të shenjës i kanë dhënë fund një lidhjeje dashurie, të lindurit në dhjetëditëshin e parë dhe të dytë kanë mundësinë të krijojnë një marrëdhënie të re. Sido që të jetë, rreth datave 25, 27 gusht do të bëni plane të reja në çift dhe gjërat do t’ju marrin për mbarë. Luani do të renditet në vend të dytë.

Virgjëresha
Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë në punët e zemrës. Planeti i harmonisë do të kthehet nga shenja juaj, duke ju dhënë mundësinë që të rigjallëroni marrëdhënien tuaj apo të pajtoheni me dikë. Do të lindin miqësi dhe dashuri të reja, që me siguri do të zgjasin nëkohë. Në aspektin profesional situata parashikohet e qëndrueshme. Virgjëreshës i takon vendi i pestë.

Peshorja
Kjo do të jetë një javë shumë e mbarë për të lindurit në shenjën e Peshores. Jo pa shkas këtë herë vendin e parë do ta mbani ju. Planeti i dashurisë ju favorizon në çështjet e zemrës. Do të ndiheni të lirshëm dhe të shkujdesur. Më shumë kujdes duhet të bëni në datat 26 dhe 27 gusht, për shkak se Hënën do ta keni në prapavijë. Motoja e atyre ditëve duhet të jetë: “Në fillim detyra e pastaj kënaqësia.”

Akrepi
Të pozicionuar në vend të katërt, Akrepat këtë javë do të ndihen energjikë dhe me dëshirën për të përveshur mëngët dhe për t’iu futur punës. Në aspektin profesional gjithçka do të shkojë më së miri, edhe të ardhurat do të jenë të mira. Me siguri që në këtë periudhë nuk do të keni për çfarë të ankoheni. Tani keni mundësinë që t’i plotësoni vetes ndonjë tekë që e dëshironi prej kohësh.

Shigjetari
Kuarteti Mars-Neptun-Diell-Mërkur do të jetë shkaktari që gjërat të mos shkojnë dhe aq mirë në aspektin profesional për të lindurit në shenjën e tretë të zjarrit. Është e vështirë të ruaniqetësinë ndërkohë që të tjerët përreth jush bëjnë zhurmë. Fundjava nuk parashikohet fort e mbarë dhe me siguri që do të bëni debate të ndezura me një koleg. Shigjetari do të mbajë vendin e nëntë.

Bricjapi
Me Mërkurin që ju favorizon dhe Neptunin në prapavijë, me siguri që do të tregoheni tëprerë dhe do t’i thoni gjërat troç. Hëna e kthyer nga shenja juaj në fundjavë do t’ju japë atënxitjen e nevojshme për të shkuar drejt e në thelbin e gjërave, sidomos në bisedat meeprorët. Pa dyshim që rrjedha e bisedës do të vijojë te rritja e rrogës… Bricjapi për këtë javëdo të jetë i pozicionuar në vend të gjashtë.

Ujori
Me përjashtim të një gjendjeje nervozizmi dhe kaosi që do të përjetoni në fundjavë, java juaj do të jetë shumë e mbarë. Në aspektin profesional gjithçka do të shkojë më së miri. Dielli dhe Venusi të vendosur në orbitën tuaj do të ndikojnë për mirë, duke ju hapur rrugën e suksesit. Do të keni vetëbesim të lartë dhe do ta shikoni gotën gjysmë plot. Ujori do të jetë në vend të tretë.

Peshqit
Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë për të lindurit në shenjën e Peshqve. Neptuni dhe Hëna të vendosur në prapavijë do të ndikojnë negativisht, sidomos rreth datave 25 dhe 27 gusht. Do të zhyteni në gjendje apatie dhe do të keni tendencën që t’i delegoni punët te kolegët dhe të afërmit. Për rrjedhojë, do t’u shkaktoni atyre pakënaqësi. Bëni durim, këtë herë do të pozicionoheni në vend të tetë.


Shtuar 24.08.2021 10:57