Jacobson i kërkon Veselit të realizojë axhendën legjislative
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy Ann Jacobson. Në takim, kryetari Veseli dhe ambasadorja Jacobson biseduan rreth agjendës legjislative për vitin 2015, nevojën e miratimit të ligjeve që përafrojnë Republikën e Kosovës me euro-integrimet, sigurinë, bashkëpunimin rajonal dhe nevojën e shtimit të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Veseli vuri në pah kontributin e SHBA-së në proceset e ndjeshme dhe historike nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë gjatë shekullit të kaluar dhe po kalon aktualisht, duke shprehur mirënjohje të thellë për këtë angazhim.

Ambasadorja Jacobson përgëzoi Veselin për përkushtimin e tij në krye të Kuvendit që të realizojë agjendën legjislative, realizimin e prioriteteve kuvendore dhe rrugën e eurointegrimeve. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2015, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori