Xhavit Haliti ka thënë se nëse
blloku heq dorë nga bllokada dhe do të respektonte të drejtën kushtetuese të PDK-së, atëherë Kosova do të dilte nga kriza
politike.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së thotë se liderët partiakë duhet të takohen tek presidenca që të merren vesh dhe që vendi të dalë nga kriza.
“Nëse
Blloku është i gatshëm që të zbatojë të drejtën kushtetuese që e ka PDK-ja atëherë unë besoj që do të shkohet drejt asaj që të relaksohet edhe skena
politike”, tha Haliti për Radio Kosovën.
Sipas Halitit, në funksion të heqjes së bllokadës nga
blloku ishte dhe thirrja e
Jacobson./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2014,
ora 14:27