Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për
Siguri Publike(AKSP), Ismail
Smakiqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey
Jacobson. Qëllimi i vizitës së ambasadores
Jacobson ishte të njihet nga afër me zhvillimet në AKSP.
“Akademia e Kosovës për
Siguri Publike në profilin momental do të jetë e përhershme, meqë Agjensionet e Sigurisë
Publike kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme në trajnime bazike, të specializuara, të avancuara dhe të lidershipit”, tha
Smakiqi.
Smakiqi vlerësoi lartë bashkëpunimin e mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përkrahjen e ambasadores
Jacobson dhe se në të ardhmen do të thellohet bashkëpunimi i dyanshëm në realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e sigurisë
publike që trajnohen në Akademi.
Ndërsa ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey
Jacobson, tha se shteti i saj do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm Akademinë në avancimin e funksioneve të saja.
“Është kënaqësi të vizitojë Akademinë të takohem me kadetët dhe pjesëtarët e sigurisë
publike në Kosovë. Sundimi i ligjit është një prej prioriteteve të qeverisë së SHBA-ve dhe Ambasadës amerikane në Kosovë. Bashkëpunimi me Akademinë e Kosovës për
Siguri Publike do të vazhdojë edhe me tutje”,
Jacobson. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2013,
ora 16:44