EMRI/ Gjendet i pajetë 70-vjeçari në Korçë

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në Korçë.

Burimet bëjnë me dije se i moshuari është gjendur ditën e sotme i pajetë në banesën e tij në lagjen 17 të qytetit të Korcës.

Personi i pajetë është identifikuar si Bardhyl Roko, i moshës 70-vjeç.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima vuante nga një sëmundje ndërsa raportohet se në trup nuk kishte shenja dhune.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 21.11.2021 14:46