Jabllanoviçi cinik me gjakovarët, thotë se janë viktima të NATO-s
Aleksandër Jabllanoviç lëshoi një deklaratë që u pasua me shumë polemika më pas, duke thënë se nënat gjakovare të atyre që kishin humbur në luftë janë egersira, pasi kanë penguar pelegrinët serbë për Krishtlindje në Gjakovë.

Ai tha se viktimat në Gjakovë janë shkaktuar nga NATO-ja, duke fshehur të vërtetën e madhe se ata në shumicë dërrmuese janë vrarë nga forcat serbe.

“Nuk i kam quajtur me këtë term (egërsira) qytetarët e Gjakovës për të cilët kam respekt, por i kam quajtur disa njerëz të cilët me gurë i kanë gjuajtur autobusët me serbët që atë ditë donin të vizitojnë një shenjtore”, tha ai për Radio Dukagjinin.

Jabllanoviç tha se nuk ka dashur të prekë ndjenjat e familjeve të viktimave dhe se nuk e dinte se Gjakova paska patur kaq shumë viktima gjatë luftës./albeu.com/

Shtuar më 09/01/2015, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori