Jabllanoviç: Nuk kam ç’të them më, i kam thënë të gjitha
Ministri për Komunitetet dhe Kthim Aleksandër Jabllanoviç është shprehur se për çështjen e deklaratës së tij nuk ka më se çfarë të thotë, pasi i ka thënë të gjitha.

Jabllanoviçi theksoi se ka bërë gabim që konsideroi se nënat gjakovare janë “egërsira” dhe se për këtë ka kërkuar edhe falje.

“Kam kërkuar falje që i quajta ashtu nënat gjakovare. Nuk e dija historinë e Gjakovës dhe se çfarë ka ndodhur në luftë. Më shumë se kaq nuk kam më çfarë të them”, tha Jabllanoviç për Express.

Deklarata e Aleksandër Jabllanoviçit shkaktoi tension në Prishtinë, ku Vetëvendosje mbajti dy protesta të dhunshme dhe ndërkohë ka paralajmëruar një tjetër protestë ditën e mërkurë./albeu.com/

Shtuar më 29/01/2015, ora 19:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori