Jabllanoviç: Asocacioni i komunave serbe gati
Kryetari i Listës Serbe Aleksandër Jabllanoviç është shprehur se së shpejti do të formohet asocacioni i komunave serbe që do të ketë edhe kompentenca ekzekutive.

"Ky organ gjithsesi do të ketë fuqi ekzekutive edhe pse kjo nuk do t'i pëlqejë shumëkujt", tha Jabllanoviç në një intervistë për Klan Kosova.

Aleksandër Jabllanoviç vlerësoi se me partnerët e koalicionit PDK-LDK po shkon shumë mirë dhe se është i bindur se ata do ti përmbahen të gjitha pikave të propozuara nga Lista Serbe./albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 08:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori