Abazoviç pro “Ballkanit të Hapur”: Kosova përfiton më së shumti

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është shprehur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen. Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se është pikërisht Kosova që përfiton më së shumti duke qenë pjesë e kësaj iniciative.

“Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale” tha ai./albeu.com