"Ja të përbashkëtat e Vetëvendosjes me ekstremistët serbë"
Këshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka të përbashkëta me ekstremin politik në Serbi.

Sipas tij, ja cilat janë disa nga të përbashkëtat:

Vetëvendosje e konsideron flamurin e Kosovës 'leckë e pavlerë'';
Ligjin për Trepçën, i papranueshëm;
Asociacionit të Komunave i referohen si "Zajednicë";
VV dhe Shesheli: Të ndalet dialogu në Bruksel;
V.Ymeri dhe politika ekstreme serbe: Ndërhyja e NATO, për interesa gjeostrategjike imperialiste;
A.Kurti dhe politika serbe: Përpjekja për ta prishur partneritetin me SHBA!;
"Kontributi" i përbashkët në ndërtimin e Kishës në oborrin e UP-së;
Përpjekja për zhytjen e Kosovës në kaos, krim e anarki;
Synimi final: Kosova shtet jo funksional!

Për VV dhe politikën Serbe: Beogradi qendra kryesore politike në Ballkan dhe çdo zyrtar i VV në fjalën e tij, së paku e përmend 10 herë Serbinë, pa marrë parasysh temën e bisedës, transmeton "Express" /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2016, ora 16:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori