Ja si u vranë shqiptarët sipas serbëve
Pëlqej
Vrasjen e një shqiptari, plagosjen e njërit dhe gjendjen tejet kritike të një tjetër shqiptari, vëllezër mes vetes, nga ana e policisë serbe, e kanë komentuar edhe mediumet ne kete vend.

Sipas Tanjugut, Stevan Sindjelic është plagosur të enjten rreth orës 03:00, jo shumë larg nga pika kufitare e Merdarës.

"Sindjelic u plagos në kokë dhe ka vdekur gjatë natës në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.", shkruan mediumi serb.

Sipas portaleve të Serbisë, shqiptarët kanë qenë duke prerë ilegalisht dru në pyjet që shtriheshin në territorin e shtetit serb.

"Policët hapën zjarr ndaj personave, me ç'rast një rezultoi i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën. hajdutët e pyjeve u kthyen në të njëjtën natë, në të njëjtin vend për të marrë orenditë që kishin lënë në pyll. Gjatë këtij kthimi, shqiptarët kanë sulmuar për vdekje oficerin e policisë, Sindeljiç", shkruhet në portalet serbe. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori