Ja si u prit në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së, i liruar pas 13 vjetësh burgim në Serbi (VIDEO)
Pëlqej
Pas lirimit nga burgu në Serbi, ku është mbajtur 13 vjet, si i dënuar për krime lufte të kryera ndaj popullsisë civile në Kosovë, menjëherë pas intervenimit të NATO’s, ka mbërritur në Kosovë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Lekaj.

Sigurisht që shumë familjarë e miq të ish-ushtarit të UÇK’së i janë gëzuar lajmit për lirimin e tij, e për këtë ata e kanë pritur me muzikë e valle kthimin e tij në atdhe pas 13 viteve.

Në një video të publikuar nga familjarët e Anton Lekajt, shihet takimi i ish-ushtarit me familjarët e tij, duke i dëshiruar mirëseardhje.

Gjakovari ishte arrestuar më 17 gusht të 2004’ës në Mal të Zi, e më vonë ishte ekstraduar në Serbi për t’iu caktuar dënimi një vit pas.

Ish-ushtari i UÇK’së e ka vuajtur dënimin deri në ditën e fundit, pa u amnistuar asnjë ditë.

Shtuar më 17/08/2017, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori