Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç është munduar që të përdorë paraqitjen në Këshillin e Sigurisë në OKB për të shmangur takimin që do ta ketë në
Beograd me shefin e qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Seanca e rradhës e KS të OKB-së ka qenë e
planifikuar që të
mbahet më datë 10 nëntor, kur edhe Edi Rama do të shkojë në kryeqytetin e Serbisë.
Ka qenë e
planifikuar që përfaqësimi i Kosovës dhe i Serbisë në seancën e radhës të jetë në nivelin e ministrave të Jashtëm. Por, kabineti i ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq ka kërkuar që të shtyhet
seanca pikërisht për shkak të vizitës së Ramës në
Beograd.
Megjithatë, Argjentina, shteti kryesues i Këshillit të Sigurimit ka marrë edhe një shkresë nga kabineti i presidentit Nikoliq, kanë bërë të ditur burime diplomatike të gazetës Tribuna.
Kreu i shtetit serb ka kërkuar që
seanca të
mbahet më 10 nëntor, por që niveli i përfaqësimit të Kosovës dhe Serbisë të jetë presidencial, pra që aty të marrin pjesë presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në këtë mënyrë, Nikoliçi ka dashur të shmangë takimin me Ramën në
Beograd./albeu.com/
Shtuar më 29/10/2014,
ora 10:56