Hashim Thaçi kishte arritur ta kuptojë që më përpara se të nenshkruhej LAN se Haradinaj, Mustafa dhe Limaj do të ishin në
koalicion me njëri-tjetrin.
Për këtë arsye, Thaçi iu ka dërguar liderëve partiakë në
koalicion secilit veç e veç një "ndërmjetës" që të bashkëpunojnë me PDK-në.
Madje, duke iu ofruar atyre edhe poste në pushtet, shkruajne mediat kosovare.
Mirëpo, asnjë nga liderët partiakë nuk e ka pranuar ofertën e Thaçit.
Një zyrtar i lartë i VLAN, ka thënë se kur kanë qenë në zyrat e AAK-së, pak para se të nënshkruhet marrëveshja, Thaçi e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar të mos e nënshkruajë marrëveshjen, përkundër ofrimit të posteve në qeveri.
Nga ndarja e bllokut, PDK-ja nuk ka hequr dorë asnjëherë.
Thaçi ka dashur ta pengojë më tej edhe koalicionin e LAN-it me Vetëvendosjen.
Sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar publikisht se njerëz të
Hashim Thaçit i kanë garantuar edhe postin e kryeministrit Vetëvendosjes, vetëm që të lidhej
koalicion./albeu.com/
Shtuar më 08/10/2014,
ora 15:08