Ja si pritet të jetë moti në Kosovë gjatë javës tjetër
Prishtina Weather ka raportuar lidhur me situatën e motit në vend. Javës që vjen pritet mot jostabil, me vranësira, por ngrohtë me temperatura që shkojnë deri në 8 gradë celcius.

Ja parashikimi i motit sipas Prishtina Weather

Javën e ardhshme mot jostabil, me vransira dhe kohëpaskohe me të reshura shiu, por ngrohtë me maksimale deri në 8C
Nga nesër mbrëma dhe gjatë javës në vijim do të mbajë mot jostabil, me vransira dhe kohëpaskohe me të reshura shiu. Kohëpaskohe do të ketë edhe intervale me diell.

Në vise malore të reshurat kryesisht do të jenë reshje bore. Për shkak që vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të ngrohta ajrore, temperaturat do të mbesin të larta me maksimale nga +6 - +8C, e vende-vende edhe deri në +10C, ndërsa minimalet do të sillen nga -1C - +2C. Shtypja atmosferike do të jetë në rënie.

Motin në Kosovë në kohë reale mund ta ndiqni edhe në Motin në Albeu.com. /albeu.com/


Shtuar më 17/01/2015, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori