Ja si pritet Kodheli në Kosovë (FOTO LAJM)

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë Mimi Kodheli, bashkë me një delegacion të Ministrisë është pritur me nderime të larta shtetërore në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Menjëherë pas ceremonisë së pritjes, ministrja Kodheli ka vazhduar një takim me homologun, ministrin Haki Demolli, që do të pasohet nga takimi i dy delegacioneve zyrtare dhe me një vizitë në Qendrën për Studime Universitare (QSU) dhe në objektin e QSU-së, në kazermën "Adem Jashari". /albeu.com/

Shtuar më 01/12/2015, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori