Ja si po e pengon Serbia Kosovën për tu bërë pjesë e OKB-së
Pëlqej
Beogradi ka përgatitur aktivitete të shumta diplomatike për ti dhënë "goditje" të shumta Prishtinës, me qëllim që Kosova të mos ketë shumë njohje të reja nga shtetet e botës.

Lobimi serb shkon në tre drejtime, ku së pari është vazhdimi i dialogut me Kosovën, i cila mundëson vijimin e raporteve të qëndrueshme mes palëve.

Zyrtarët më të lartë serbë udhëtojnë javës së ardhshme në selinë e OKB-së në East River, ku dhe do të përpiqen me mjete diplomatike të "pengojnë" Kosovën të bëhet pjesë e KombeveBashkuara, shkruan Novosti, përcjell lajmi.net.

Ish-ambasadori i Serbisë në OKB, Pavle Jevremoviç ka thënë se Kosova ka një rrugëtim të gjatë për tu bërë pjesë e KombeveBashkuara.

Ai është shprehur i bindur se Kosova as nuk e merr as "biletën" për në OKB dhe as statusin e vëzhguesit. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori