Obama publikon listën e këngëve e librave më të bukur për 2021 (FOTO LAJM)

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka publikuar listën e këngëve e librave më të bukur për vitin 2021.

Obama e bën këtë çdo fundvit, duke publikuar këto të dhëna në Facebook, duke e kthyer tashmë në një traditë.

“Arti gjithmonë mban dhe ushqen shpirtin. Por për mua, muzika dhe tregimi ndiheshin veçanërisht urgjente gjatë këtij viti pandemik – një mënyrë për t’u lidhur edhe kur ishim të lidhur”, shkroi Obama, në Instagram për të nisur listën e tij të preferuar të vitit 2021.

Duke filluar me librat, Obama renditi 13 tituj dhe u kujtoi ndjekësve, 11 të tjerë që ai rekomandoi në fillim të vitit.

Një vepër e trilluar historike, “Matrix” nga Lauren Groff , së bashku me “Crossroads” e Jonathan Franzen , librin me kujtime të Qian Julie Ëang “Beautiful Country”, “The Lincoln Highëay” nga Amor Tales dhe të tjera që ai tha se i “lanë një përshtypje të qëndrueshme”./albeu.com/