Rama: Mos u nxitoni! Kryeministri i Maqedonisë së Veriut është me gjimnaz (VIDEO)

“Por nga ana tjetër Maqedonia e V, e ka marrë statusin e kandidatit, kur kryeministri i tyre është me gjimnaz, ka dhe më keq, durim se ne kemi punën tonë…”

Pyetja: A duhet që Shqipëria të ndërmarrë një reformë tjetër të madhe siç ishte ajo në drejtësi që ne të sigurojmë një raport tjetër të 4-të pozitiv?

Rama: Nuk është e gatshme kur të thonë bëj këtë e bëj atë, dhe kur i bën të thonë shiko.. në fund kur i ke kapërcyer del një tjetër që bllokon një tjetër dhe të thonë prit. Por nga ana tjetër Maqedonia e V, e ka marrë statusin e kandidatit, kur kryeministri i tyre është me gjimnaz, ka dhe më keq, durim se ne kemi punën tonë. E keni dëgjuar këtë se ju jeni të vegjël, kur shkoi Loro Borici në Kinë, se ne e kemi cuar futobllin në Kinë, kur po stërviteshin filloi shiu, kinezët ikën me vrap, ku shkoni i tha, shiu, shiu ka punën e vet ne punën tonë. KE ka punë e vet ne punë  tonë, ata nuk dëgjojnë komisionin të na dëgjojnë ne. Shiu ka punën e vet ne tonën. /albeu.com/


Shtuar 20.10.2021 10:33