Ja si i kundërpërgjigjet Vetëvendosje Xhavit Halitit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Xhavit Haliti nga PDK-ja tha se duhet një bashkëqeverisje mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pasi këto dy subjekte mund të krijojnë shtet të Kosovës.

Deputeti i PDK-së madje shtoi se 'Albin Kurti nuk është më patriot se Hashim Thaçi".

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, zëdhënësi Erzen Vraniqi ka postuar disa foto në Facebook, ku tregon se "VV-ja është shumë më patriotike se PDK-ja".

Në foton e parë tregohet se si "veriu është akoma 'shtet' më vete", në të dytën shihet policia e Serbisë teksa arreston shqiptarë dhe tek e treta Thaçi dhe Daçiç duke shtrenguar duart në dialogun e Brukselit. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori