Ja si financohet terrorizmi në Kosovë
Pëlqej
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Bashkim Zeqiri shprehet se në Kosovë ekziston një bazë solide e financimit që i bëhet terrorizmit.

Ai ka shtuar se në Kosovë hyjnë për çdo vit nga Lindja e Mesme me mijëra euro dhe se problem është mungesa e vullnetit politik.

“Bazuar në raportet ndërkombëtare mbi terrorizmin, për shembull raportet e Departamentit të Shtetit mbi Terrorizmin, publikuar në vitin 2013, theksojnë disa vërejtje që qeveria dhe institucionet e saj është dashtë seriozisht t’i qasen apo të mirren dhe njëra prej këtyre vërejtjeve është që nuk dihet burimi i financimit të disa organizatave joqeveritare dhe Kosova nuk e ka të ngritur këtë mkikëqyrje”, tha Zeqiri për emisionin “Betimi për drejtësi” të transmetuar në RTK.

Zeqiri tha se vetëm vitet e fundit ka dyshime se në Kosovë kanë hyrë mbi 50 milionë euro nga vendet e Lindjes së Mesme. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori