Ja si e quan Gjuriç rezolutën për genocidin serb në Kosovë
Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, ka deklaruar sot se propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës që Parlamenti kosovar të miratojë një rezolutë për genocidin e Serbisë mbi shqiptarët është një “aventurë politike” dhe “hedhje e kripës mbi plagën”.

“Kemi përshtypjen se bëhet fjalë për një aventurë politike të njerëzve të cilët e kanë ndërgjegjen e papastër për shkak të rolit të tyre në ndodhitë luftarake në fund të viteve ’90. E dimë se një pjesë e establishmentit të shqiptarëve të Kosovës drejtpërdrejt ka marrë pjesë në ato ndodhi luftarake”, ka thënë Gjuriq për radio-televizionin e Serbisë, duke shtuar se ata njerëz e kanë “fytyrën e përlyer”, transmeton KP.

Ai ka thënë se në vend të rezolutës së paralajmëruar, duhet të kërkohen përgjigje për “krimet terroriste të UÇK-së”, si dhe se asnjë problem ekonomik në Kosovë nuk është zgjidhur dhe prandaj shqiptarëve u tërhiqet vëmendja nga ato probleme.

Gjuriç ka thënë edhe se pala serbe po i plotëson obligimet e veta nga Marrëveshja e Brukselit dhe se nuk ka obligime shtesë që duhet t’i plotësojë, porse përfaqësuesit shqiptarë pas negociatave në Bruksel shkojnë në Prishtinë dhe tregojnë të pavërteta. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori