Ja si e menduam Kosovën pas çlirimit
Kanë kaluar plot nëntë vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa disa prej deputetëve të cilët ishin pjesë e legjislaturës kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran, vlerësojnë se vendi nuk është zhvilluar aq sa duhet.

Ata të cilët hodhën nënshkrimin në Deklaratën e Pavarësisë konsiderojnë se Kosova ka ndryshuar për të mirë, ka themeluar institucionet shtetërore, por nuk ka ndryshuar aq sa do të duhej përgjatë gati një dekadë.

Jakup Krasniqi, Nait Hasani, Besa Gaxherri, Ardian Gjini, Myzejene Selmani e Rasim Selmanaj janë disa prej protagonistëve të datës 17 shkurt 2008, të cilët pohojnë se pritjet në atë kohë kishin qenë më të mëdha dhe se pas një dekade do të kishte një Kosovë shumë herë më të zhvilluar se ç'është sot.

"Çlirimi i Kosovës dhe akti i pavarësisë janë kurorëzim i aspiratës sonë shekullore. Kosova gjatë këtyre viteve ka ndryshime në disa fusha si: në ndërtimin e institucioneve, në miratimin e kushtetutës e ligjeve, në infrastrukturën rrugore e arsimore.

I ndërtuam institucionet e shtetit, por ato nuk po funksionojnë mbi bazën e ligjeve, nuk po funksionojnë për t'u shërbyer qytetarëve, por funksionarëve të lartë të shtetit", ka thënë Jakup Krasniqi për "Zërin". /albeu.com/

Shtuar më 19/02/2017, ora 08:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori