Ja si e cilëson Daçiç vizitën në Prishtinë
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka shpalosur përshtypjet e tij për qëndrimin e parë në në Prishtinë pas vitit 1999. Daçiç për gazetën e Beogradit "Blic" tha se Prishtina është ndryshuar relativisht, përmendore të reja, emërtime të reja, ka shtuar ai.

“Kemi qenë në hotelin që tash i takon Behgjet Pacollit, por unë e quajta sipas emrit të vjetër Bozhur. Më duhet të pranoj se njerëzit nga Qeveria e Kosovës kanë qenë shumë mikpritës. Kanë respektuar çdo gjë, filluar nga neutraliteti i statusit të konferenca deri te shkathtësia e përgjithshme", ka thënë Daçiç, transmeton "koha. net".

Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç shihen shpesh, meqë janë ministra të Jashtëm, kryesisht në Bruksel.

Në dallim nga Ivica Daçiç, ministrja e Transportit në Serbi, Zorana Mihajloviç, nuk ka përshtypje të veçanta as për mikpritjen, e as për Hashimin me të cilin është takuar për herët të parë.

“Shkurt nuk kam kurrfarë përshtypjeje për Thaçin, korrektësisht na kanë pritur”, ka thënë ajo. E pyetur sesi i është dukur Prishtina, ajo është përgjigjur se Prishtina duket e trishtë, e pazhvilluar dhe relativisht e papastër.

Ivica Daçiç dhe Zorana Mihailoviç kanë marrë pjesë në samitin e “Ballkan Western’6” që u mbajt në Kosovë më 25 mars. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2015, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori