Ja si do të jetë moti në ditët në vijim
Moti në vijim pritet të jetë më i qëndrueshëm dhe dukshëm më i mirë nga se ka mbajtur deri më tani.

Sipas “Prishtina Weather” vetëm të dielën do të ketë përkeqësim të motit, me reshje shiu të herëpashershme.

Ja njoftimi për motin në ditët në vijim

Ditëve në vijim do të vazhdoj të mbajë mot stabil me diell dhe kryesisht i kthjellët.

Në mëngjes do të ketë ngrica, e në ultësira mundësi për mjegull. Ditën e diel pritet përkeqësim i motit dhe të reshura shiu, e në vise malore edhe të reshura bore.

Temperaturat do të jenë në ngritje, ato maksimale do të sillen nga 3-7C, e minimale do të vazhdojnë të mbeten nën 0C. Në vise të ulëta me mjegull temperaturat do të jenë edhe më të ulëta dhe mund të mos ngriten mbi 0C./albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori