Ja si do të jetë moti në ditët në vazhdim
Pëlqej
Moti sot në Kosovë mbajti me diell gjatë ditës dhe me vranësira lokale, ndërsa pasdite pritet një mot më i vrenjtur.

IHMK ka dëshmuar se temperatura më e ulët ka qenë 11 gradë celcius, ndërsa maksimalja 22 gradë celcius.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 10C deri 12C, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 25C. Një mot i tillë do të mbajë deri pasditen e së shtunës ku pritet që masat e lagështa të ajrit të vijnë nga jugu dhe jugperëndimi i Kontinentit dhe kështu që do të krijohen kushte për reshje të reja shiu. Do të fryj erë nga veriu e lehtë dhe mesatare. Temperaturat maksimale nuk do të pësojnë ndryshime të mëdha, ato do t’i ruajnë vlerat e maksimaleve të ditëve të kaluara”, thuhet në njoftimin e IHMK. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori