Ja shqiptari që i theu syzet stjuardesës se i vonoi sanduiçin (VIDEO)
Ky është shtetasi kosovar që sulmoi dje në avion stjuardesën, pasi kjo e fundit i voni ushqimin që kishte porositur.

Klan Kosova ka siguruar pamje gjatë shoqërimit nga policia italiane, ndërsa duken qartazi ovacionet e pasagjerëve pro ndalimit të tij.

Ngjarja u regjistrua gjatë ditës së sotme në avionin e “EasyJet”, i fluturimit Gjenevë – Prishtinë.

Sipas dëshmitareve pasagjeri e ka goditur një stjuardesë, për shkak se ia kishte vonuar sanduiçin.

Të tjerë pasagjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e pasagjerit. Si pasojë kapiteni ka bërë një ulje emergjente në Romë, duke ndërprerë rrugën në gjysmë.

Stjuardesa ka marrë lëndime dhe i janë thyer syzet. Kosovari është arrestuar në Aeroportin e Romës, por pasi është dëgjuar nga Policia është liruar.

Kompania ka dërguar një tjetër avion nga Bazeli për t’i marrë 180 udhëtarët të cilët kanë mbërritur në Prishtinë pak para orës 20:00.

Shtuar më 01/04/2015, ora 22:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori