Ja shkaktari i vdekjeve në QKUK
Pëlqej
Dy prej katër vdekjeve të raportuara në klinikat kirurgjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dyshohet se janë shkaktuar nga sistemi i furnizimit me oksigjen.

Dy bombolat nga të cilat sallat e operacionit janë furnizuar me oksigjen janë blombuar dhe pritet të dërgohen jashtë vendit për analiza të mëtejme,shkruan sot Koha Ditore.

Sipas përfaqësuesve të Inspektoratit Shëndetësor dhe atij Farmaceutik, rezultatet preliminare të hulumtimeve të tyre tregojnë që faktori njeri, diagnoza, aparatura dhe barnat që janë përdorur nuk janë shkaktarë të vdekjeve të dyshimta.
Shtuar më 14/09/2017, ora 07:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori