Ja se çfarë politike luan Beogradi në Kosovë
Pëlqej
Lista Serbe, partia më e madhe serbe në Kuvend, me 9 deputetë e ka ndryshuar kursin e saj politik.

Përfshirja e Vetëvendosjes në koalicionin LDK-AAK-NISMA, ka bërë që Lista Serbe të mos e mbështesë VLAN-in.

Ky pozicionim politik i Listës Serbe është marrë, pasi liderë të këtij subjekti politik bashkëbiseduan me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Por, që Lista Serbe duket se sot në seancë nuk ka ndërmend ta mbështesë as Partinë Demokratike të Kosovës.

Kjo, me qëllimin që të rritet pesha politike e saj në Kuvend dhe në këtë mënyrë "për tu bërë një faktor kyç në politikën e Kosovës". /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori