Ja se çfarë po ndodh me krijimin e Gjykatës Speciale
Pëlqej
Është vendosur tashmë që në Kosovë do të ngrihet Tribunal për të gjykuar supozimet për krime lufte.

Autoritetet e BE-së e kanë vënë theksin tek elementi më kyç në një seancë gjyqi, që është ai për mbrjtjen e dëshmitarëve.

Në kohën kur ende nuk ka kaluar legjislacioni për Gjykatën Speciale, ekipi i hetues i ka konfirmuar Radio Kosovës se po zhvillohen aktivitete të hetimit dhe operacione jashtë Kosovës kundër kërcënimit të dëshmitarëve.

Autoritetet evropiane ende nuk kanë shpallur emrat e personave që do të gjykohen,por se po marrin në mbrojtje të gjithë personat, të cilët mund të jenë dëmtuar nga koha e luftës ose që dinë për ngjarjet e zhvilluara në atë kohë./albeu.com/

Shtuar më 04/09/2014, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori