Ja se çfarë po ndodh me Gani Gecin
Pëlqej
I dyshuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, Gani Geci u vetëdorëzua tek EULEX, me qëllim që mbi të të veprojë drejtësia ndërkombëtare.

Por, duket se EULEX-i nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën e Gecit.

Me Gani Gecin tashmë do të veprohet sikundër me çdo qytetar të Republikës së Kosovës, duke u ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë në vend.

Masa e paraburgimit prej një muaji, Gecit i është shqiptuar të premten nga organet e drejtësisë vendore dhe më pas i njëjti është transportuar për në burgun e Lipjanit ku do të qëndrojë në mesin e shumë “burrave” të tjerë.

Zyrtarë të misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX) i kanë deklaruar gazetës Tribuna se me rastin e Gani Gecit është duke u marrë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

“Aktualisht EULEX mund të konfirmoj se javën e kaluar G.G, një i dyshuar për vrasje në një hetim në zhvillim e sipër nga Policia e Kosovës (PK), i është dorëzuar Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Policia e Kosovës ka ekzekutuar Urdhrin për arrest të lëshuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it. /albeu.com/


Shtuar më 27/08/2014, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori