Ja sa të pasur janë deputetët e Kosovës
Në bazë të raportit të nxjerrë nga KDI, rezulton se deputetët më të psur janë; Ramiz Kelmendi (2 milionë e 869 mijë e 494 euro), Fatmir Rexhepi me 346 mijë e 820 euro, Blerim Shala me 225 mijë e 137 mijë euro, Nait Hasani me 192 mijë e 767 euro dhe Besim Beqaj me 138 mijë e 250 euro.

Deputetët e Republikës së Kosovës, në deklarimin e pasurisë për vitin 2016, kanë deklaruar se në se gjithsej kanë para të gatshme kanë mbi 5 milionë euro.

Sipas këtij hulumtimi nga KDI, të hyrat vjetore të deputetëve nga Kuvendi arrijnë në mbi 2 milionë e 400 mijë euro, plus mbi 550 mijë euro tjera që shkon në total mbi 2 milionë e 980 mijë euro.

16 deputetë nuk e kanë deklaruar fare pasuinë, kurse 27 të tjerë kanë raportuar 0 euro para të gatshme, shkruan lajmi.net. Deputetët me më së shumti para të gatshme janë Ramiz Kelmendi (2 milionë e 869 mijë e 494 euro), Fatmir Rexhepi me 346 mijë e 820 euro, Blerim Shala me 225 mijë e 137 mijë euro, Nait Hasani me 192 mijë e 767 euro dhe Besim Beqaj me 138 mijë e 250 euro.

Deputetët me më së shumti të hyra vjetore dhe mëditje nga Kuvendi janë Kadri Veseli, Sabri Hamiti, Duda Balje, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2016, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori