E trishtë/ Djali i aktorit të njohur gjendet i vdekur në mes të parkingut (FOTO LAJM)

Djali i aktorit të famshëm, Jack Wagner, Harrison është gjetur i vdekur në një parking në Los Angeles të hënën në mëngjes, raportojnë mediat e huaja. Ai ishte 27 vjeç. Ndërkohë ende nuk janë bërë me dije shkaqet e vdekjes.

Harrison ka luftuar me varësinë ndaj drogës në të kaluarën por është e paqartë nëse ka qenë kjo arsyeja e vdekjes. Në Korrik 2016, ai u zhduk për gati një javë. Jack nuk ka reaguar për vdekjen e djalit, i cili punonte si një DJ.