Ja sa do të kushtojnë zgjedhjet lokale
Pëlqej
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i ka nisur përgatitjet lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë për Indeksonline se procesi i përgatitjes është duke shkuar sipas planit dhe afateve.

Ajo ka treguar shumën që pritet të kapin këto zgjedhje, e që sillet diku rreth 4.5 deri në 5 milionë euro.

“Ne shumën e dimë tek në fund, por në krahasim me zgjedhjet e kaluara, aty sillen diku 4.5 deri në 5 milionë euro. Ajo gjithmonë varet në çfarë kohe mbahen, sa do të ketë raunde të dyta nëpër komuna, sa balotazhe, sa do të ketë në QNR rinumërime. Këto zakonisht e ndryshojnë shumën por ne i planifikojmë aty dikur 4.5 ose 5 milionë”, ka sqaruar ajo.

Daka ka shtuar se shuma më e madhe e mjeteve shkon për pagesat e komisionerëve.

“Shuma më e madhe si zakonisht shkon për komisionerët, pagesat e tyre janë pjesa më e madhe e shumës që shkon për zgjedhje. Shuma sillet aty 4.5 deri 5 milionë, por nuk do të thotë që do të bëhen aq, mund të ndodhë edhe më pak”, ka thënë ajo.

Tutje, Daka ka shtuar se qytetarët e Kosovës tashmë kanë krijuar një kulturë në të dalurit në zgjedhje, andaj beson se kështu do të jetë edhe më 22 tetor.
Ndryshe, Kosova në qershor ka mbajtur zgjedhjet parlamentare, ku fitues ka dalë koalicioni PDK-AAK-Nisma. Këta të fundit, në marrëveshje me Listën Serbe dhe AKR-në kanë votuar për Qeverinë e Ramush Haradinajt, i cili u zgjodh kryeministër më 9 shtator.
Shtuar më 14/09/2017, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori