Ja sa çifte ndahen brenda vitit në Kosovë
Urimi “U plakshi bashkë” nuk po ju sjell fat çifteve kosovare.

Ata nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë mirëkuptimi, prandaj edhe po shkojnë drejt ndarjes.

Këtë e dëshmon më se miri raporti i ASK-së për vitin e fundit që tregon shifra të larta të shkurorëzimeve, shkruan Indeksonline.

Sipas ASK-së, janë 1110 çifte-bashkëshortore me 96.3% të përkatësisë etnike shqiptare.

Mungesa e arsimimit dhe martesa në moshë të re po dalin të jenë faktor që po ndajnë këto qifte.

Shkurorëzimet sipas moshave dominojnë femrat e moshës 25-29 vjeç me 230 shkurorëzime, kurse tek meshkujt dominon mosha 30-34 vjeç me 233 ndarje.

Ajo cka është shqetësuese është se femrat dhe meshkujt me shkollë te mesme më se shumti ballafaqohen me këtë problem bashkëshortor.

Numri i femrave me shkollë të mesme që janë të ndarë nga burri është 402 apo 36.2%, kurse e meshkujve 484 apo 43.6%, shkruan Indeksonline.

Nga këto martesa që përfundojnë në divorce, ata që po pësojnë më së shumti janë fëmijët.

Mirëpo, sipas ASK-së, shumica e bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë.

“Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 65.8%, pastaj vijnë me dy fëmije me 12.5% dhe me një fëmijë me 11.0% etj” thuhet në këtë raport, shkruan Indeksonline.

Në këtë raport ndarjet janë paraqitur edhe sipas komunave, ku komuna më më shumë ndarje është komuna e Gjakovës, më pas Podujeva, Mitrovica, Gjilani etj.

Podujeva ja 107 shkurorëzime, Gjakova 113, Prishtina 49 qifte, Ferizaji 61, Drenasi 35 etj

Ndërsa, ka komuna pa asnjë ndarje, si Hani Elezit, Graçanicë, Mitrovica e Veriut, Novobërda, Leposaviçi dhe Parteshi.

Shkurorëzimet sipas grup moshës së gruas dhe burrit janë më shumë të moshës 10-24 vjeç.


Shtuar më 28/07/2017, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori