Ja rregullat e reja për të aplikuar për viza
Pëlqej
Çdo qytetar i Kosovës, i cili do ti drejtohet ambasadave të huaja për çfarë do lloj vize, pas ditës së enjte do të përballet me rregulla të reja.

BE-ja ka vendosur një tjetër sistem të aplikimit të vizave.

Sistemi i ri që ka vënë Bashkimi Evropian për viza detyron çdo kosovar të bëjë një fotografi dixhitale, si dhe të japë shenjat e gishtërinjve.

Shefi i zyrës së BE-së për Kosovën, Emanuel Zhgobar, duke folur për këtë risi tha se sistemi i ri nuk është specifik për Kosovën,pasi shteti duhet të plotësojë një sërë kërkesash të caktuara, para se Komisioni Evropian të mund të përfundojë dialogun për liberalizimin e vizave me qeverinë e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori