Ja pse u përlesh Veton Surroi me Rexhep Shoshin
Është zbardhur konflikti fizik që ndodhi mbrëmjen e djeshme, mes shkrimtarit dhe ish­politikanit shqiptar nga Kosova, Veton Surroi dhe biznesmenit Rexhep Shoshi.

Të dy u përleshën fizikisht në mënyrë brutale. Ditën e sotme është zbardhur edhe motivi. Veton Surroi jeton në një pallat në Prishtinë me biznesmenin Rexhep Shohi, babai i Faton Shoshit, që është menaxher i disa prej artistëve më të njohur kosovarë, si Ledri Vula etj.

Burimet tregojnë se Rexhep Shoshi ka tentuar të zërë sheshin poshtë pallatit për ta kthyer në parking privat. Ky gjest është kundërshtuar nga Veton Surroi dhe disa banorë të tjerë.

Duke parë këtë përleshje fizike ka ndërhyrë disa herë edhe Komuna e Prishtinës. Mirëpo, Shohi ka vazhduar planin e tij, duke i vendosur sërish kunjat për rrethimin e hapësirës publike.

Ndërkohë Surroi, duke u kthyer në shtëpi ka fotografuar kunjat për rrethimin e zonës. Ai është pikasur nga Shohi dhe aty ka nisur edhe konflikti fizik

Pas konfliktit me Rexhep Shoshin, Veton Surroi ka shkruar në Facebook për incidentin.

Ai ka thënë se është goditur fizikisht nga Shoshi, dhe se është detyruar të vetëmbrohet.Albeu.com/
Shtuar më 10/03/2016, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori