Sipas analistëve ndarja e
partive opozitare e Vetëvendosjes në një anë si dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) dhe Nismës për Kosovën në anën tjetër, ulë gjasat që partitë në pushtet të dalin në opozitë, i cili ishte njëri nga qëllimet e
partive opozitare.
Raportet mes
partive opozitare, VV, AAK e
Nisma janë prishur që nga muaji mars e cila rezultoi edhe me anulimin e protestës, e paraparë të mbahet me 26 mars.
Njëra nga arsyet që ka çuar deri tek jo përçarje sipas
partive opozitare, kanë qenë dallimet sa i përket përbërjes së listës zgjedhore mes VV-së dhe AAK-së.
Por analisti Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se
posti i kryeministrit ka qenë arsyeja e ndarjes. Ai për lajmi.net ka vlerësuar se AAK e
Nisma kanë pasur frikë se humbin identitetin e tyre nëse Vetëvendosje nuk heq dorë nga
posti i kryeministrit.
“Mendojë që arsye kryesore e ndarjes së tyre ka qenë
posti i kryeministrit, pasi VV nuk ka qenë e gatshme të ofrojë këtë post, në ndërkohë Vetëvendosje duke qenë partia më e madhe
opozitare, AAK dhe
Nisma kanë pasur frikë që po humbasin identitetin e tyre në qoftë se VV nuk është në gjendje me sakrifiku”, ka thënë Spahiu
Edhe politologu Donik Sallova vlerëson se frika e humbjes së identitetit nga AAK e
Nisma ka qenë arsye e ndarjes së
partive opozitare.
Ai për lajmi.net ka folur për disa arsye pse këto parti janë ndarë, duke përmendur presionet e shumta dhe dallimet konceptuale mes tyre.
Fuqinë politike përballë
partive në pushtet do ta kenë më të reduktuar. Nisës dhe AAK-së i pengonte ky unitetit opozitar dhe, kishin frikën se ky unitet, po u humbiste identitetin e tyre.
“Për shkak të presioneve të brendshme dhe të jashtme, për shkak të idealeve të brendshme të VV-së në njërën anë dhe AAK e Nismës në anën tjetër, erdhi momentit për tu ndarë, sidomos pas zgjedhjes së Thaçit President, sikur u dekurajuan AAK e
Nisma”, ka deklaruar ai.
Një javë më parë AAK e
Nisma nënshkruan një marrëveshje për një koalicion të përbashkët parazgjedhor në të cilin synojnë që të kenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, për të dalë fitues në zgjedhjet parlamentare.
Po në atë ditë edhe Vetëvendosje kishte publikuar Alternativen e përbashkët që synon me dy partitë
opozitare dhe shoqërinë civile për ta mundur koalicionin PDK-LDK./ Albeu.com/
Shtuar më 23/04/2016,
ora 12:40