Viti 2016 ishte një sprovë e vërtetë për Kosovën dhe qytetarët e saj, edhe pse ajo nuk shënoi asnjë hap drejt zhvillimit, liberalizimit të vizave, etj.
Politologu Behlul
Beqaj, në një prononcim për "Indeksonline", ka thënë se këtë vit Kosova u përball me më shumë dështime e me pak suksese.
Sipas tij, vendi
vetëm është katandosur edhe më shumë gjatë 2016-tës se sa që ishte vitet e kaluara.
"Viti 2016, ishte vit i shpresave dhe dështimeve të mëdha. Shpresa se shteti do të konsolidohet po rrezikohet deri në ditën e fundit nga shumica edhe më shumë nga pakica serbe...
Por, zhgënjimi se do të thellohet mjerimi, papunësia, mosliberalizimi i vizave, dështimet në investime të huaja,
vetëm një njohje, e vecmas korrupsioni u thelluan...Sikurse padrejtësia, shkatërrimi i shëndetësisë, arsimit...që u bënë realitet...", ka thënë
Beqaj.
Duke folur për ngjarjet që karakterizuar vitin që lam pas, ai tha se
vetëm sporti e ka bërë vendin të ndjehet krenar në arenën ndërkombëtare.
"Suksesi më i madh ishte Majlinda Kelmendi,anëtarësimi i shumë sporteve në arenën ndërkombëtare...
Ndërsa dështimi më i madh më i madh është aftësia e shtetit që qytetarit të
Kosovës tia humb shpresën se Kosova mund të bëhet shtet normal ku do të vlerësoheshin qyetarët varësisht nga meritat e tyre!", tha
Beqaj. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2017,
ora 08:33