Ja pse nxitët radikalizmi fetar në Kosovë
Pëlqej
Dy faktorët kryesorë të shfaqjes së radikalizmit islam në Kosovë janë sistemi i dobët arsimor dhe perspektiva e zymtë ekonomike e të rinjve.

Kështu vlerësojnë njohës të çështjes në fjalë.

Ligjëruesi i Filozofisë Politike Klasike, Blerim Latifi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka të paktën tre faktorë që kanë determinuar këtë situatë që si pasojë ka sjellë rekrutimin e të rinjve kosovarë për t'i dërguar në lufta fetare në Siri apo Irak.

Në radhë të parë, ai konsideron se në Kosovë ka një krizë të thellë në sistemin politik.

Më tej, ai vlerëson si faktor determinant dhe perspektivën e dobët ekonomike për të rinjtë e Kosovës, si dhe arsimimin po ashtu jo të denjë.

Ndërkohë, profesor Ismajl Hasani, sociolog i religjionit, thotë se pas raportit jo të favorshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë fetare me specifikim Kosovën, arrestimi i fundit i 40 personave nën dyshimet për inkriminime në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe organizata terroriste, paraqet një lajm tjetër shumë të keq për Kosovën dhe imazhin e saj.

Sipas tij, faktorë kyçë të shfaqjes së radikalizmit fetar janë papunësia e lartë dhe manipulimi i të rinjve për shkak të mungesës së arsimimit të duhur. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori