Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki
Kelani, pohoi se deri tani është
arrestuar vetëm një
deputete.
"Deri në këto momente kemi shoqëruar në Prokurori vetëm një deputetë, ndërsa tre persona të tjerë janë në kërkim", ka thënë ai.
Kelani ka thënë edhe pse
Albin Kurti është parë sot në protestë, mirëpo sipas tij arrestimi i tij bëhet në kohë të përshtatshme.
"Policia e Kosovës në bazë të vlerësimeve do ti gjej momentet e duhura për të
arrestuar Kurtin", është shprehur
Kelani. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2015,
ora 14:47