E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Ja privilegjet e Jahjagës pas përfundimit të mandatit si presidente
Presidentja në ikje, Atifete Jahjaga, mesa duket do të shpërblehet me një pagë në vlerë prej 70 përqind të asaj që e merr Shefi i Shtetit, kur të përfundojë mandatin. Ajo do të ketë pagën dikur rreth 2500 euro në muaj.

Ndërkohë përveç kësaj presidentja Jahjaga do të ketë përcjellje zyrtare në tre vitet e ardhshme.

Mandati i Atifete Jahjagës mbaron më 6 prill të këtij viti. Ajo kishte ardhur në krye të Shtetit nga pozita e Zëvendësdrejtoreshës së Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Më poshtë do të lexoni privilegjet e Presidentit pasi përfundon mandati bazuar në Ligjin për Presidentin:

Neni 19

1. Presidenti i Republikës së Kosovës pas përfundimit të mandatitpajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë në pension, shuma e të cilit është shtatëdhjetë përqind (70%) e pagës të cilën e merr Presidenti i Republikës së Kosovës.

2. Presidenti i Republikës së Kosovës dhe familja e tij/saj pas përfundimit të mandatitpajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji kanë të drejtë në sigurim të plotë shëndetësor dhe shërbime mjekësore në spitalet ushtarake dhe publike gjatë tërë jetës.

3. Presidenti i Republikës së Kosovës pas përfundimit të mandatitpajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë në kompensim monetar kalimtar për një periudhë shtatë mujore të tranzicionit në jetën private. Fondet mund të përdoren për zyre, kompensim të stafit, shërbime të telekomunikacionit, shtypje dhe shërbime postare të ndërlidhura me periudhën tranzitore.

Neni 20

1. Presidenti i Republikës së Kosovës të cilit i ka përfunduar mandati në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë për periudhën pesë vjeçare pas përfundimit të mandatit të tij/saj, në hapësirë zyreje, në pajisje për zyre, dhe në personel profesional të zyrës që nuk mund të jenë më shumë se tre (3) persona. Presidenti angazhohet nga Qeveria e Kosovës në aktivitete shtetërore, atëherë periudha pesë vjeçare fillon nga përfundimi i angazhimit të Presidentit.

2. Personeli profesional nga paragrafi 1 i këtij neni, të drejtat e marrëdhënies së punës i realizojnë në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, kurse emërohen nga Presidenti të cilit i ka përfunduar mandati.

Neni 21

Presidenti i Republikës së Kosovës të cilit i ka përfunduar mandati në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë në përcjellje zyrtare për tri vjet pas përfundimit të mandatit të tij/saj, në pajtim me aktet e veçanta që i sjell Ministri i Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Zyrën e Presidentit te Republikës së Kosovës./Albeu.com/
Shtuar më 28/02/2016, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori