Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë takuar sot zyrtarin e partisë së kancelares gjermane Merkel, Andreas
Schockenhoff.
Në këtë takim është folur rreth mundësisë për formimin e qeverisë së re nga
koalicioni opozitar, shkruan
Bota Sot.
Schockenhoff ka kërkuar nga liderët që pas krijimit të qeverisë të vazhdohet dialogu me Serbinë dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel./albeu.com/
Shtuar më 20/06/2014,
ora 12:24