Ja pika e re kufitare Kosovë-Serbi (VIDEO)
Projekti i ideuar që kohë më parë për pikën e re kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të fillojë implementimin. Kjo pikë pritet të jetë në fshatin Sfircë. Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxhës, tani projekti është në fazën tenderuese.

Banorët e pakët të kësaj ane të Malësisë së Kamenicës, ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar e mirëpresin.

Të rëndësishme ndërtimin e pikës se re kufitare po e shohin edhe autoritetet komunale të Kamenicës, transmeton Klan Kosova.

E, veç te mirave ekonomike, ndërtimi i pikë kalimit te ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të ndikojë edhe në zbutjen e ngarkesës nga veturat në pika tjera lidhëse me Serbinë, si ajo e Merdarit, Dheut të Bardhe e Mutivodës, ku shpesh herë krijohen kolona të gjata.

Hapja e kësaj pike të re kufitare vjen si rezultat i një marrëveshje nga bisedimet në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit. /Albeu.com/
Shtuar më 21/08/2016, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori