Ja përse iu mohua azili në Zvicër kësaj familje
Një familjeje nga Kosova i është mohuar kërkesa për azil në Budenforf, pjesë e kantonit të Baselit në Zvicër. Arsyeja duket vërtetë qesharake.

Anëtarët e këshillit komunal vendosën që të mos pranojnë kërkesën e familje Halili për shkak se babai dhe dy djemtë e tij kishin dalë me tuta në vende publike dhe jo me xhinse.

Vendimi u mor më 18 maj, por tani kanë dalë në dritë detaje të reja, shkruan Blick.ch.

Mendoni pak, shqiptarët jetonin në një fshat. Një mik i familjes thotë se kërkesa për dëbim ishte e organizuar nga banorët, të cilët nuk dëshironin që familja nga Kosova të jetonte aty.

Për këtë arsye, ata pretendojnë se familja duhet të sillet strikt me rregullat e banorëve të tjera dhe kjo sjellje duhet të shkojë deri tek veshja.

“Dikush që dëshiron të jetë i natyralizuar, duhet të bëjë çdo gjë të saktë,” thotë një banor.

“Të gjithë ishin të indinjuar me familjen”, shton. Një tjetër shqetësim është se një nga djemtë e familjes ndizte shpesh alarmin e makinës dhe frenonte me shpejtësi.
Shtuar më 08/06/2016, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori