Ja për çfarë do të flitet sot në Konferencën e Berlinit
Pëlqej
Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Kiesler u shpreh se konferenca që do të mbahet sot në Berlin do të ketë dy pika kryesore, të cilat synojnë të evidentojnë gjendjen e tashme të rajonit dhe më tej studimin se si vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të integrohen në BE.

Zv/ambasadori Kiesler tha se rëndësia e kësaj konference qëndron në atë se është nën organizimin direkt të kancelares Angela Merkel, e cila po tregon se sa është i rëndësishëm ky rajon për politikën e jashtme gjermane.

“Në konferencë do të jenë dy pika kryesore për të cilat do të diskutohet. E para është bashkëpunimi rajonal. pra këtu është shumë e rëndësishme që dialogu politik i Kosovës me Serbinë të vazhdoj. Dhe pika e tjetër e cila është e rëndësishme është pika e zhvillimit ekonomik në të gjitha vendet e rajonit në sektorin e energjisë dhe të infrastrukturës, pra të gjitha shtetet e rajonit duhet të bashkëpunojnë. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kosova të jetë pjesëmarrëse në të gjitha forumet dhe organizatat ekzistuese të bashkëpunimit rajonal”, tha Kiesler.

Ai shtoi se organizimi i kësaj konference në të cilën do të marrin pjesë delegacione të niveleve më të larta nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve tjera, tregon për rëndësinë që ka ky rajon për Gjermanin dhe vendet tjera. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori