Ja nga rrjedh familja Rugova
Pëlqej
Anëtari i LDK-së, Naser Rugova ka prezantuar pemën gjeonalogjike të familjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

"Trungu gjenealogjik i familjes Rugova nga Cerrca e Istogut me rrënjë nga fshati Malaj – Rugovë. Duke filluar nga brezi i fëmijëve të brezit tim ka këtë cikël brezash: Djali im Erioni, unë Naser Alia, Ali Rrusti, Rrustë Sadria, Sadri Elezi, Elez Dema, Demë Neziri, Nezir Ibra, Ibër Gjoka, Gjokë Ivani, Ivan Kola, Kolë Mali, Mal Nika, Nikë Deda", shkruan Naser Rugova.

Këtë shpjegim ai e shoqëron edhe me një foto të Ibrahim Rugovës, i cili është duke kërcyer me një burrë të veshur me veshje popullore tradicionale shqiptare. /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2014, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori