Ja nga cili rajon shqiptar ka më shumë luftëtarë të ISIS
Disa shqiptarë i janë bashkuar në luftën e saj organizatës famëkeqe ISIS.

Por cili është rajoni që ka më tepër shqiptarë, të cilët kanë luftuar për ISIS?

Nga kalkulimet e Klan Kosova, rezulton se rajoni që ka më tepër shqiptarë që luftojnë përkrah ISIS është Ferizaj.

Këto shifra e të tjera që tregojnë për përfshirjen e banorëve të Ferizajt, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Shtimes e Shtërpcës në radhët e ISIS-it, u publikuan në këtë takim që me qytetarët e zhvilluan organet e rendit e përfaqësuesit e bashkësisë islame në Ferizaj.

Përfaqësues të bashkësisë islame thanë në takim se bashkësia do të punojë fort që feja mos të keqpërdoret nga luftëtarët e IS. /Albeu.com/
Shtuar më 10/12/2015, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori