Kryeministri Isa
Mustafa ka komentuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i deputetit.
Mustafa ka thënë se, pret nga
Haradinaj dhe Limaj që t’i kontribuojnë punës në Kuvend.
"Ajo që unë
pres nga
Haradinaj, veçmas nga Limaj, sepse janë njerëz që kanë punuar në institucione, kanë kontribuar në institucionet e Republikës së Kosovës, kanë dhënë kontribut për këtë liri dhe pavarësi,
pres që ata t’i kontribuojnë demokracisë dhe punës së
Parlamentit të Kosovës, pavarësisht nëse
Haradinaj është apo jo tani deputet i
Parlamentit të Kosovës", ka thënë kryeministri
Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2016,
ora 17:19