Ja marrëveshja mes bllokut dhe Vetëvendosjes
Pëlqej
Diskutimet e shumta mes bllokut dhe Vetëvendosjes më në fund duket se kanë arritur të shkojne në stadin e nënshkrimit të një marrëveshje parimore të shkruar.

Me lart dokumenti që është nënshkruar mes zyrtarë ve të LAN dhe VV-se.

Në marrëveshje parashihen disa pika, ku ndër të tjera theksohen reformat institucionale, demokratizimi i vendit dhe ngritja e institucioneve shtetërore.

dokument gjithashtu shkruan se blloku LDK-AAK-Nisma është pajtuar me Vetëvendosjen që “të vendoset dialogu i hapur demokratik me pakicën serbe në Kosovë, për integrimin e plotë të tyre si qytetarë të barabartë të Kosovës nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe shoqëror".

Po në dokument, shkruhet se në raport me Serbinë vlerësohet dialogu i zhvilluar deri më tani. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori